Rreth nesh

Mobilje sipas masës, të menduara për mënyrën si jetoni.

Enterier dhe TV wall i realizuar nga Toni Furniture
Si punojmë

Toni Furniture realizon mobilje dhe enterier me porosi për shtëpi e banesa. Synimi ynë është i thjeshtë: punimi të duket mirë, të përshtatet saktë dhe të funksionojë lehtë çdo ditë.

Punojmë kuzhina, garderoba, dhoma gjumi, TV komoda, panele muri, paradhoma dhe zgjidhje të lidhura për disa hapësira.

Çdo projekt nis me bisedë dhe matje. Pasi i kuptojmë nevojat, e sqarojmë organizimin, materialet dhe pamjen para se të fillojë prodhimi.

Detajet e mira vërehen çdo ditë.
Funksioni dhe materiali

Detajet e mira vërehen çdo ditë.

Rëndësi ka si hapet dera, ku ruhen gjërat, sa dritë duhet dhe si lidhen ngjyrat me pjesën tjetër të shtëpisë. Prandaj materiali nuk zgjidhet vetëm nga fotografia, por edhe nga përdorimi.

Prodhimi

Çdo element punohet sipas matjeve të aprovuara.

Para prodhimit i konfirmojmë përmasat, ndarjet, materialet dhe mekanizmat. Kjo e bën montimin më të qartë dhe rezultatin më të pastër.

Çdo element punohet sipas matjeve të aprovuara.
Procesi ynë

Pesë hapa nga ideja deri te montimi.

01

Biseda e parë

Na tregoni hapësirën, nevojat dhe stilin që ju pëlqen.

02

Matja në vend

I marrim përmasat dhe kontrollojmë muret, instalimet dhe kufizimet.

03

Projekti & materialet

Sqarojmë organizimin, ngjyrat, teksturat dhe mekanizmat.

04

Prodhimi

Elementet punohen sipas projektit dhe matjeve të aprovuara.

05

Montimi

I montojmë, i rregullojmë dhe i kontrollojmë para dorëzimit.